Monitorimi, 35 media online kapen me shkelje etike

Monitorimi, 35 media online kapen me shkelje etike

148
0
Shares

Në 35 media online nga 40 të monitoruara për periudhën gusht 2018 –janar 2019 janë vënë re shkelje etike.

Kjo është evidentuar në studimin e publikuar nga Këshilli Shqiptar i Medias pas një monitorimi 6 mujor, kryesisht të portaleve dhe faqeve të mediave online.

Numri i përgjithshëm i shkeljeve në të gjithë procesin është rreth 1280.

Shkeljet e monitoruara u përzgjodhën në bazë të Kodit të Etikës se Gazetarit.

Koloreto Cukali: Monitorimin e kemi bërë për periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar. Kemi marrë 20 media. Kodi i Etikës ka 80 nene, ne nuk kemi mundur ti monitorojmë të gjitha.

Numri më i lartë i shkeljeve është konstatuar në mediat me prodhim dhe qarkullim më të lartë informacioni, ndërsa shkelja më e shpeshtë e vënë re në proces është raportimi i procedurave gjyqësore dhe prezumimi i pafajësisë.

Disa problemet e konstatuara nga Këshilli Shqiptar i Medias janë të drejtat e gazetarëve, vetëcensura dhe dhuna ndaj gazetarëve.

Gjithashtu në përfundim të studimit është arritur se mospërputhjet e të dhënave të titullit me ato të lajmit dëshmojnë për nivele shqetësuese pakujdesie në redaktimin e lajmeve para publikimit dhe prirje për çorientimin e publikut me qëllim tërheqjen e tij drejt lajmit.

Në bazë të një vëzhgimi rezulton se janë rreth 700 media që operojnë në Shqipëri, ku rreth 650 janë media online, ndërsa të tjerat janë TV, radio apo shtyp, shpërndajnë informacion edhe online.

Studimi mbi etikën në median online

Periudha e monitorimit: Gusht 2018 – Janar 2019

Mediat e monitoruara: Rreth 40 portale dhe faqe online mediesh

Numri i përgjithshëm i mediave ku rezultuan shkelje: 35

Numri i përgjithshëm i shkeljeve të monitoruara: 1.280

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY