Grida Duma në Parlamentin Europian: “Të bësh ligj për lajmin e rremë...

Grida Duma në Parlamentin Europian: “Të bësh ligj për lajmin e rremë rrezikon dhe lajmin e vërtetë”

203
0
Shares

Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Parlamenti Europian, mbi strategjite e komunikimit per vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutuan sfidat e mëdha të demokracive në zhvillim nē komunikimin me qytetarët e votuesit.

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar te Partisë Demokratike, deputetja Grida Duma, diskutoi mbi problematikën e fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Shqipëri. Në këtë bashkëbisedim me përfaqësues të lartë të Parlamentit Europian, me prezencën e veçantë të Eduard Kukan, David Mc. Callister, Elmar Brook u dakortësua që duhet një strategji e mirëfilltë mbi keqinformimin dhe të ashtuquajturën fake news.

“Besimi tek politika ka rënë dhe për shkak të disinformimit. Ne, në Parlamentin Europian, nuk i quajmë “fake news”, por keqinformim, sepse çdo informacion i gënjeshtërt bëhet me qëllim” -tha Eduard Kukan në hapjen e konferencës. “Populizmi ekstrem, nacionalizmi i dëmshëm, Brexit apo edhe Referendumi në Maqedoni janë ilustrime të keqinformimit dhe fuqisë së keqe që ka marrë “fake news”.

Pjesëmarësit theksuan se lufta kundër keqinformimit në Bashkimin Europian nuk rregullohet me një ligj të posaçëm, por vetēm mekanizma rregullatorë dhe nëpërmjet gjykatave.

“Të bësh ligj për lajmin e rremë rrezikon dhe lajmin e vërtetë në vendet me demokraci jo funksionale”- ishte mendimi që mbizotëroi gjatë konferencës, ku zonja Duma njohu pjesëmarrësit me rastin shqiptar- për mbylljen e mediave sociale me ligjin e propozuar nga qeveria për “fake news”.

Ekspertët europianë ranë dakord se agjencia shtetërore AMA s’mund të jetë kurrësesi një gjykues për lajmet, kur në to përfshihen edhe lajme qeveritare, pra është një konflikt i pastër interesi.

Ekspertët europianë shfaqën dyshime të forta për këtë projekt ligj dhe kërkuan që të ndiqnin rastin shqiptar nga afër. Në përfundimin e konferencës, ku nuk mori pjesë asnjë deputet i PS, përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe të parlamenteve të tjerë ishin të një mendimi se rreziku i keqinformimit përkufizohet saktë nga filozofja dhe politologia gjermane Hannah Arendt.

“Terreni ideal per regjime totalitare nuk janë as nazistët e bindur, as komunistët e bindur. Janë njerëzit, për të cilët ndarja mes faktit dhe sajesës, midis të vërtetës dhe faktit, nuk ekziston”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY