FMN e shqetësuar për PPP-të, rreziqet fiskale në rritje

FMN e shqetësuar për PPP-të, rreziqet fiskale në rritje

174
0
Shares

Partneritetet Publike Private (PPP) janë kthyer edhe një herë në vëmendje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duke paralajmëruar ashpër për rreziqet fiskale që ato mund të sjellin për buxhetin dhe ekonominë vendase. Në staf raportin e fundit për Shqipërinë, ky institucion nënvizon se angazhimi i projekteve infrastrukturore përmes PPP-ve ka rezultuar në rritje detyrimeve potenciale ndërkohë që kontratat janë të hartuara dobët dhe mund të pengojnë eficencën e investimeve publike.

Shqetësimi tek projektet PPP duket se i referohet shifrave të cilat kanë pësuar rritje të shpejtë në raport me GDP. “Rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31 për qind e GDP-së (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionaet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019 dokuementet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15 për qind të GDP-së” thuhet në raport.

“Në kahun e brendshëm, borxhi publik është i lartë, ndërsa niveli i ulët i kursimeve të brendshme dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë e rrit varësinë ndaj burimeve të huaja të financimit. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale. Rreziqet e brendshme gjithashtu përfshijnë ndikimin e thatësirës në prodhimin e energjisë, duke krijuar risqe për buxhetin,” thuhet në raport.

Në kushtet kur Shqipëria ende nuk ka ndërprerë vrullin e PPP, Fondi ka rekomanduar që të forcohet dhe konsolidohet vendimarrja lidhur me procesin e investimeve publike në këtë formë duke nënvizuar sigurimin e vlerës së parasë në këto projekte PPP, që do të thotë projekte përmes një procesi ofertimi konkurrues. Një tjetër problematikë e hasur sipas FMN është që vlerësimi dhe përzgjedhja e projekteve të investimeve vazhdojnë të jenë të fragmentuara në varësi të burim i financimit të projektit.

“FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin e PPP për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një mbikqyrës për koston potenciale të PPP-ve si një hap i parë pozitiv. Do të ishte kritike që të sigurohet vlera e parave përmes një procesi ofertimi konkurrues për të gjithë projektet duke ndaluar kështu pranimin e ofertave të pakërkuar. Nga ana tjetër shpenzimet vjetore të qeverisë të lidhura me PPP-të parashikohet që të mbeten nën kufizin ligjor prej 5 për qind. Ky tavan lë shumë pak vend për PPP të tjera të financuara nga qeveria veçanrisht duke pasur parsysh nevojën për të inkorporuar risqet nga detyrimet potneciale.

FMN nënvizon gjithashtu rëndësinë për marrjen e masave për të mos krijuar më detyrime të prapambetura pasi këto dëmtojnë aktivitetin ekonomik dhe minojnë besimin në sektorin publik.

Ajo ka theksuar gjithashtu se rekomandimet e saj për të fuqizuar financat publike dhe manaxhimin e investimeve (psh PPP-të) nuk janë zbatuar deri tani.

BSH ka ndjekur politikën e duhur monetare, të vazhdojë deuroizimi

Lidhur me politikën monetare të Bankës së Shqipërië, drejtorët e Bordit të FMN-së e kanë konsideruar atë atë si të duhurën. Ata konsiderojnë se normalizimi i politikës monetare duhet të jetë në varësi të shifrave, me synimin për të arritur objektivin e inflacionit në afatin e mesëm. Drejtorët e mirëpritën angazhimin e autoriteteve për të mbajtur një regjim kursi këmbimi fleksibël dhe ranë dakord që ndërhyrjet duhet të jenë të përkohshme dhe të kufizuara për të parandaluar kushtet jonormale të tregut dhe një destabilizim të inflacionit.

Drejtorët e bordit bënë thirrje për masa më të forta për të adresuar ngërçin e rritjes së kredisë dhe për të përmirësuar efektivitetin e transmetimit të politikës monetare. Ata inkurajuan autoritetet që të përshpejtojnë zbatimin e masave të de-euroizimit dhe të adresojnë dobësitë strukturore në tregun e kredive, përfshirë dhe huatë e larta me probleme. Forcimi i të drejtave pronësore dhe zgjidhja e paaftësisë paguese do të jenë të dobishme në këtë drejtim.

Stafi nënvizoi rëndësinë e stabilitetit të vazhdueshëm makroekonomik për de-euroizimin dhe vlerësoi se mund të konsiderohen masa të mundshme të mëtejshme, pasi të bëhet vlerësimi i hapave të ndërmarra deri tani. Stafi sugjeroi që, ndërkohë,  që de-euroizimi efektiv gjithashtu mund të mbështetet nga masat administrative të qeverisë për të nxitur përdorimin e monedhës vendase për vendosjen e çmimeve dhe pagesën e mallrave të qëndrueshëm./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY