Deputeti i PD: Drejtori i Urgjencës Kombëtare pranoi gjendjen skandaloze të urgjencës...

Deputeti i PD: Drejtori i Urgjencës Kombëtare pranoi gjendjen skandaloze të urgjencës së Tiranës

80
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia denoncoi një ditë më parë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës, ndërsa sot vetë drejtori i urgjencës, Skënder Brataj e pranoi këtë realitet të hidhur.

Në një tjetër postim Spahia thekson se është e turpshme mënyra se si reagoi ministrja e Shëndetësisë. E cila e vuri në siklet drejtorin duke e urdhëruar që të gënjente.

Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e 16 Shkurtit për të rrëzuar të keqen.

POSTIMI I SPAHISE:

DREJTORI I URGJENCES KOMBETARE PRANON GJENDJEN SKANDALOZE TE URGJENCES SE TIRANES

E turpshme dhe e dhimbshme situata e drejtorit te Urgjences Kombetare Skender Brataj qe e detyruan te dale para mediave, pa mundur te mohoje ato kushte skandaloze me figure e ze deshmitari! Dmth godina me pleshta qenka vetem per personelin mjeksor, edhe pse aty zhvillohen 30-40 vizita ne dite disa prej te cilave edhe gjate prezences tone dje. Drejtori e pranoi sot kete!!!! Pra pranoi kushtet skandaloze te punes te atyre qe duhet te jene ne gatishmeri per te shpetuar jete!!!! Realiteti eshte ai qe paraqita me ze e figure e kete nuk e mohoi dot drejtori ne siklet nga urdheri i Ogertes qe njoftoi televizionet te shkonin tek ai duke e gjetur te papergatitur per ate urdher politik! I turpshem reagimi i ministres nepermjet drejtorit te saj, zgjedhja e tyre per te justifikuar situaten skandaloze te nje sherbimi jetik per qytetaret shqiptare. Kriminale, lehtesia dhe papergjegjshmeria me te cilen keto drejtues trajtojne jeten e pacientit ! Nuk thane asgje per mungesen e ilaceve, asgje per mungesen e paisjeve mjekesore, mos funksionimin e monitoreve, mos funksionimin prej kohesh tashme te defibrilatorit, mungesen e oksigjenit ne bombola, mungesen e maskave te oksigjenit, mungesen e barrelave, asgje per kushtet skandaloze te autoambulancave qe nuk bejne as per transport mallrash, asgje per mungesen e ngrohjes dhe kushtet e tmerrshme higjenike, asgje per listat e tejfryra te personelit me njerez qe me sa duket marrin rrogen kot edhe pse nuk dalin ne pune me muaj te tere. Asnje fjale madje as per akuzat e renda per korrupsionin e drejtuesve dhe degradimin e plote te sistemit te urgjences. Pa kushte, me pleshta, me ambulanca te vjeteruara e jo fuksionale, ai eshte Ogerte realiteti ku e keni katandisur shendetesine sot!

Te paafte, genjeshtare, apo hajdute? Nuk di se cila eshte me e renda. Por ndeshkimi i qytetareve po ju vjen! #16Shkurt#LargojmeEdiRamen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY