Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve: Prokuroria të dorëzojë dosjen në Gjykatë

Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve: Prokuroria të dorëzojë dosjen në Gjykatë

130
0
Shares

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka ankimuar vendimin për zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj.

Mësohet se ish-ministri ka kërkuar që dosja të shkojë në gjykatë.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin skadoi  më 17 janar.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, sipas Prokurorisë vjen për disa veprime të tjera hetimore. Prokuroria deklaron se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që hetimet për Tahirin zgjaten në pritje të informacioneve nga autoritetet e huaja. Referuar Prokurorisë për Krime të Rënda, ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY