Vokshi thërret në interpelancë Lleshajn, ja çfarë kërkon deputetja nga ministri

Vokshi thërret në interpelancë Lleshajn, ja çfarë kërkon deputetja nga ministri

99
0
Shares

Opozita i është rikthyer komisioneve parlamentare si dhe njoftoi se do të marrë pjesë pjesërisht në mbledhjet e kuvendit.

Pjesëmarrja e tyre ka filluar që me ditën e sotme, me punimet në komisionet kryesore.

Një nga porositë kryesore të kreut të PD, Lulzim Basha ishte fokusi tek ligji për arsimin e lartë, ku deputetët do të angazhoheshin për të premtuar zgjidhje për studentët.

Së fundmi, kryetarja e Komisionit të Medias dhe Informimit, Albana  Vokshi ka bërë një kërkese publike për ministrin Sandër Lleshaj.

Kërkesa lidhet me faktin e ndërhyrjes së policisë në ambjentet universitare. Vokshi kërkoi që ai të thirret në interpelancë lidhur me arsyen pse lejoi policinë të hynte në universitete, në kohën kur atje protestohet.

Ndërkohë, vetë Lleshaj më herët deklaroi se ndërhyrja e policisë ishte bërë me kërkese të vetë institucioneve.

Nga komisioni parlamentar:

LIVE – Luan Baçi nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 28 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY