Tabaku ngre alarmin: Në prag të regjimit totalitar, ja plani i Ramës...

Tabaku ngre alarmin: Në prag të regjimit totalitar, ja plani i Ramës me pronat

143
0
Shares
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një apel të fortë, ku ka kërkuar të ndalohet vjedhja me ligje speciale e pronës publike.
Ajo shkruan se Shqipëria ndodhet në prag të një regjimi totalitar. Sipas saj, ndërkombëtarët kanë drejtuar kritika të thella ndaj arkitektëve të PPP-ve.
Deputetja e PD akuzon qeverinë se po vjedh shqiptarët dhe se çdo vit në buxhetin e shtetit mungojnë para.

Tabaku shkruan se forma e radhës që qeveria ka zbuluar për të kamufluar vjedhjen e çdo prone dhe rrjepjen e çdo qindarke nga xhepat e qytetarëve është Korporata e Investimeve Shqiptare.

REAGIMI I PLOTË 

Ndal vjedhjes me ligje speciale të pronës private e publike!

Në çdo sistem thuajse totalitar ka një fazë të ndërmjetme përpara se diktatori të marrë çdo gjë nën kontroll. Shqipëria është pikërisht në këtë pikë. Arkitektët e PPP-ve dhe mbytjes së shqiptarëve me këtë skemë vjedhjeje tanimë gjenden përpara kritikave të thella edhe nga ndërkombëtarët për mënyrën e implementimit të kësaj skeme. Tashmë i madh dhe i vogël kanë kuptuar se si qeveria po u rrjep çdo ditë e më shumë para nga xhepi i tyre në formën e taksave, tarifave dhe çmimeve të rritura e të kripura që qytetarët paguajnë. Për vit në buxhetin e shtetit mungojnë më shumë para por ka taksa të reja shtesë të cilat nëse dështojnë të implementohen gjejnë rrugën e tarifave për të marrë më shumë të ardhura nga qytetarët.

Forma e radhës që qeveria ka zbuluar për të kamufluar vjedhjen e çdo prone dhe rrjepjen e çdo qindarke nga xhepat e qytetarëve është Korporata e Investimeve Shqiptare. Projekti djallëzor i qëndisur deri në detaje nga qeveria kanalizon çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

Së dyti, sipas ligjit të propozuar Korporata e Investimeve Shqiptare do të jetë e përjashtuar nga Ligji i Prokurimit Publik. Siç edhe është e qartë për gjithsecilin tanimë, qeveria ka ngritur një superstrukturë të cilën e përjashton nga një ligj që i nënshtrohet çdo korporatë private. Kjo do të thotë që kryeministri pasi bëhet pronar i çdo prone publike vendos vetë se si, kur dhe me kë do të bashkëpunojë në “zhvillimin” e pronës publike. Duke dalë mbi ligjin dhe duke përfituar nga pushteti i tij për të lidhur marrëveshje me këdo privat tjetër.

Së treti, KISH ndonëse është një institucion shtetëror dhe njëkohësisht i përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për korporatat. Pra kemi një krijesë hibride e cila është sa shtetërore aq edhe private, sa pronë e qeverisë po aq edhe pronë e një individi. Me pak fjalë kemi një korporatë gjoja në shërbim të publikut por që në thelb është në pronësi të një individi. Për rrjedhojë çdo pronë private e cila mund të hyjë në syrin e Kryeministrit mund të “sekuestrohet” përmes mekanizmit të marrjes së pronës për “investime strategjike” nga Korporata dhe shfrytëzimit të saj për interesa personale private në bashkëpunim me privat. De facto duke i kaluar një privati tjetër.

Shkurtimisht, KISH është hapi paraprak në të cilin Kryeministri angazhohet për të fundit herë përmes një ligji për të marrë çdo lloj prone publike dhe private në vend. E gjithë kjo histori e shëmtuar nisi me Ligjin e Investimeve Strategjike, vazhdoi me Ligjet speciale të PPP-ve me emër biznesi, vazhdoi me ligjin famëkeq dhe antikushtetues të pronës e së fundmi po vazhdon me KISH dhe me gjasë do të përfundojë me shpalljen përfundimtare të pronarit të vetëm të tokave të një njeriu.

Prona është e shenjtë, është përvecse e drejtë kushtetuese është dhe e drejtë themelore e njeriut. Cdo ligj, cdo vendim që kanë bërë shkon në shkelje të kësaj të drejte. Pa respektuar të drejtën e pronës nuk ka invstime të huaja, nuk ka integrim në BE por së fundmi nuk ka as demokraci! Nga ndryshon kjo që po bën Rama me atë që bëri Enver Hoxha?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY