EMRI/Gjendet i vdekur shqiptari në burgun e Greqisë, dyshimet

EMRI/Gjendet i vdekur shqiptari në burgun e Greqisë, dyshimet

100
0
Shares
Burg Greqi, Foto Ilustruese

Një shqiptar 33 vjeç është gjetur i vdekur në burg në Greqi.

Sias informacioneve, shqiptari u gjet pajetë në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë. Viktima është 33-vjeçari Bandiol Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mjekëve të burgut, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e shqiptarit dhe dyshohet se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

Nga ana tjetër, ministria e Drejtësisë nuk ka nxjerrë ende asnjë gjë zyrtare lidhur me  faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Pritet  ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit shqiptar. 33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY