Vëllai e kapi “mat” me motrën e martuar, çfarë tha mjeku për...

Vëllai e kapi “mat” me motrën e martuar, çfarë tha mjeku për viktimën

182
0
Shares

Arben Gjeci, nga fshati Zallbastar i Tiranës, humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës, pas plagëve të rënda që kishte marrë në kokë.

Ai u dërgua në Urgjencë një natë para se të humbiste jetën, ndërsa fillimisht u tha se kishte rënë nga lartësi e madhe.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se Gjeci ishte goditur me sende të forta në kokë nga vëllai i vajzës me të cilën kishte një lidhje dashurie dhe bashkëshorti i saj.

Personat e ndaluar tashmë për këtë ngjarje janë Esat Cani 31 vjeç autor i dyshuar i vrasjes, Elida Cani motra e tij 20 vjeçare dhe bashkëshorti i saj 29 vjeçar i identifikuar me inicialet D. K, të cilët janë përpjekur të pengojnë hetimet.

I pyetur për rrethanat në të cilat kishte mbërritur viktima, mjeku i qendrës shëndetësore që i dha ndihmën e parë tha se ishte njoftuar për një të plagosur në orën 22.30.

“Nuk më njoftuan se çfarë kishte. Në fillim më thanë që ka rënë nga makina. U takuam me makinën që po trasportonte të plagosurin në mes të rrugës, i kam dhënë ndihmën e parë dhe konstatova që kishte një plagë të madhe pas veshit ku kishte dhe shumë hemoragji. Nuk vura re shenja të tjera ne trup, dhe as plagë”- u shpreh mjeku.

Dinamika e ngjarjes

Bashkëshorti i 20 vjeçares Elida Cani kishte kohë që dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte. Për këtë fakt kishte vënë në dijeni edhe vëllain e saj.

Ata kanë ruajtur çdo lëvizje të Arben Gjecit dhe Elida Canit, deri në momentin kur i kanë kapur bashkë. Aty mendohet se Esat Cani në gjaknxehtësi e sipër ka goditur me sende të forta Arben Gjecin, duke i shkaktuar plagë të forta në kokë. Elida Cani për të mbrojtur vëllain e saj nuk ka rrëfyer ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY