Shpërthen keq Çiljeta pas lajmit për ndarjen nga Alban Hoxha

Shpërthen keq Çiljeta pas lajmit për ndarjen nga Alban Hoxha

167
0
Shares

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është komentuar sërish në media jo si këngëtare, por për jetën e saj private. Ajo është përfolur për lidhjen e saj me portierin Alban Hoxha dhe siç duket, këngëtarja është irrituar pa masë dhe ka shpërthyer me një postim në Instagram.

Çiljeta postoi faqen e parë të një gazete ku artikulli kryesor i ditës titullohej: “Çiljeta Xhilaga i jep fund bashkëjetesës 3-vjeçare me portierin e Partizanit, detaji që zbuloi tradhtinë!”nën të cilën, shkruan:

‘Të dashura media, që s’na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe t’na shkojë dita mbarë.

Do t’ju lutesha shumë, shihni gratë dhe burrat tuaj, familjet tuaja, se duke u marrë me jetën e të tjerëve, do t’ju ikin gratë tuaja dhe burrat nga duart.

Unë e kuptoj pjesën që, kur je personazh, je në qendër të vëmendjes për çdo gjë dhe normalisht s’keni si mbushni gazetat përditë, por çdo gjë e ka edhe një limit ndaj do t’ju lutesha të na lini rehat.

Boll u morët, jo video, jo u ndanë, jo u pajtuan, jo u ndanë, jo u pajtuan prapë! S’na kanë ndarë as vidiot e bëra me qëllime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgjë!

Kur të ndahemi nga i madhi Zot, do t’ju lajmërojmë vetë. Ditë të mbarë të gjithave portaleve sot!” ka përfunduar Xhillaga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY