Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, tkurren shqiptarët

12/12/2016
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, tkurren shqiptarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Brenda natës janë numëruar 99,8% e votave të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni që u mbajtën dje për të kaluar krizën politike. Partia e Nikola Gruevskit ka dalë parti e parë në këto zgjedhje, duke fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev.
Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë, ndërsa 20 mandatet e tjera janë ndarë mes 4 partive shqiptare.
Gruevski ka thënë se qytetarët i besuan partisë së tij dhe vizionit të VMRO-së, e këto janë zgjedhjet e 10-ta radhazi të fituara prej tyre.
Ai i ka cilësuar zgjedhjet si korrekte dhe të suksesshme, që sipas tij kanë dëshmuar se Maqedonia është një vend demokratik. “Kemi fituar zgjedhjet, jemi fitues me mbi 400 mijë vota. Urime për zgjedhje të suksesshme. Patëm zgjedhje korrekte dhe demokratike. Kjo është fitorja e 10 me radhë. Qytetarë mbështetën koalicionin tonë”, tha Gruevski.
20 deputetët e tjerë janë ndarë mes partive shqiptare, të cilat duket se në këto zgjedhje kanë humbur terren.
10 mandate deputetësh ka fituar BDI e Ali Ahmetit , 5 “Lëvizja Besa”, tre mandate ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH e Menduh Thacit ka marrë vetëm dy.
Ajo që është e sigurt është humbja e mandateve të deputetëve nga radhët e shqiptarëve. Për numrin e saktë të kësaj humbje ka shumë variante. Deri në nëntë deputetë më pak është thënë së paku jozyrtarisht se do të kenë shqiptarët nga këto zgjedhje.

zgjedhjet ne maqedoni
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.