VIDEO/Rama hap ekspozitën në Berlin, PD kërkon mandatin e tij: Shkeli ligjin

VIDEO/Rama hap ekspozitën në Berlin, PD kërkon mandatin e tij: Shkeli ligjin

103
0
Shares

Duke listuar problemet sociale dhe ekonomike të vendit tonë, deputetja Albana Vokshi deklaron se kryeministri Edi Rama nuk po kryen detyrën e tij për ti shërbyer vendit.

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, deputetja thotë se Rama nuk do t’ia dijë për problemet e vendit të tij, ndërkohë që hap një tjetër ekspozitë në Berlin.

Deputetja i referohet ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, në ushtrimin e funksioneve publike, ku sipas saj, përcaktohet qartë që kryeministri nuk mund të ushtrojë veprimtare private që krijon të ardhura si person fizik tregtar.

‘Duke shitur krijimtarinë e tij artistike dhe duke krijuar të ardhura që i ka deklaruar 79 milionë, Rama ka vepruar si një person fizik tregtar. Kjo përbën haptazi papajtueshmëri me funksionin e kryeministrit dhe shkel kushtetutën e Shqipërisë.  Kuvendi i Shqipërisë duhet të mos sillet si vegël e Ramës, por duhet të konstatojë papajtueshmërinë me funksionin e kryeministrit dhe deputetit dhe të deklarojë mbarimin e mandatit të deputetit Rama sipas neneve të Kushtetutës’, sqaron deputetja.

LIVE – Albana Vokshi deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 26 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY