FOTO/Eurovizion 2019, ja si është pritur kënga e Jonida Maliqit deri tani

FOTO/Eurovizion 2019, ja si është pritur kënga e Jonida Maliqit deri tani

232
0
Shares

Edhe pse jemi disa muaj larg nga festivali i madh i Eurovision-it dhe duhet të njihemi e me këngët pjesëmarrëse, të paktën ne jemi ndër të parët që kemi përzgjedhur përfaqësuesen tonë.

Jonida Maliqi, me këngën ‘Ktheju Tokës’, do të performojë në Tel Aviv. Maliqi u rikthye pas kaq shumë kohësh në festivalin e Këngës dhe rrëmbeu çmimin, i cili thuhet se ishte mëse i merituar. Kënga ka tinguj tradicionale që ruajnë traditën dhe mundohet të jetë origjinale, me elementë etnikë në të. Kënga është e fortë emocionalisht, pasi u drejtohet gjithë shqiptarëve të cilët kanë emigruar dhe kanë braktisur vendin e tyre.

Në një vëzhgim të fundit që kemi bërë në Youtube, në faqen zyrtare të Eurovision, duke qënë se kënga e Jonidës është ndër të parat që është prezantuar, kemi vënë re se kënga është pritur mjaft mirë.

Ka shumë njerëz që e përgëzojnë Jonidën, ndërsa vlerësojnë vokalin dhe elementët unikë dhe etnikë që ajo ka futur në këngë. Ka dhe nga ata të cilët i urojnë fitoren, ndonëse shkruajnë se Festivali zgjedh fituesin sipas kritereve të tjera.

Më poshtë keni disa nga komentet:

K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY