Atentati me tritol në Gjirokastër, kush është biznesmeni me dy emra dhe...

Atentati me tritol në Gjirokastër, kush është biznesmeni me dy emra dhe pistat ku po hetohet

197
0
Shares

Zbardhen detaje të reja për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në një ndërtesë 3-katëshe në lagjen ‘Granicë e Sipërme’ në Gjirokastër. Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në katin e parë të objektit 3-katësh në pronësi të një biznesmeni që mban dy emra, Ndërtim Muxhaj dhe Kleo Bello.

Ai ka një autobus të dhënë me qira në një linjë të transportit Gjirokastër – Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Por nga të dhënat e para raportohet se objekt hetimi janë bizneset e tij, çështjet e licencave apo edhe një sherr i ndodhur para disa netësh te ‘Ura e Lumit’. Po kështu Bello mësohet se ka edhe një lavanderi në pronësi të tij.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet. Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve si dhe marrja në pyetje e pronarit të objektit për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY