Të gjitha bizneset që kanë një xhiro mbi 2 mln lekë në vit do të duhet që trasaksionet ti bëjnë vetëm nëpërmjet bankave. Ky është një detyrim i ri i propozuar nga ministria e Financave në ligjin për procedurën tatimore, që synon të ul përdorimin e parave në kanale informale.
Ish-drejtori i Tatimeve Artur Papajani shpjegon se ky është një rikthim i ligjit të 93 dhe në rast se nuk zbatohet parashikon edhe një sërë penalitetesh.
Papajani: Në rast se nuk do të kenë hapur një llogari bankare, kemi parë që ka dhe penalitete që variojnë nga 50 mijë lekë dhe lart.
Edhe pse këto ndryshime vlerësohen të rëndësishme për të kufizuar paratë informale eksperët shprehen se paratë KESH do të vijojnë të përdoren.
Papajani: Janë shumë biznese, pothuajse pjesë më e madhe kanë llogari bankare, sepse herë pas herë mund të jenë të detyruara të bëjnë transaksione. Por të dalësh jashtë Tiranës as mund ta imagjinojnë fjalën llogari bankare.
Një tjetër detyrim është dhe për deputetët që duhet të deklarojnë pasurinë deri në 10 vite pas përfundimit të mandatit. Por edhe këtu ka disa vështirësi.
Papajani: Bëhet fjalë për periudhë shumë të hershme dhe as ka qenë njeri i detyruar të ruajë këto dokumenta apo ti deklarojë ato .
Qeveria ka propozuar tre ndryshime në ligje të cilat aktualisht janë në fazën e konsultimeve publike dhe së shpejti pritet të kalojnë për diksutim në parlament.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/