Ratifikimi i marrëveshjes me Maqedoninë, reagon Meta

Ratifikimi i marrëveshjes me Maqedoninë, reagon Meta

91
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen me Maqedoninë për emrin e ri.

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Marrëveshja u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.

Mediat greke raportojnë se deputetët e ‘Agimit të Artë’ janë ngritur në këmbë në seancë.

Votimi për ratifikimi erdhi pas tre ditëve nga debati i ashpër mbi marrëveshjen për emrin.  Synimi ishte t’i jepej fund një mosmarrëveshje gati tre dekadë që e ka mbajtur Maqedoninë larg anëtarësimit me aleancën ushtarake perëndimore dhe Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY