‘TVSH-ja 6% për shtëpitë botuese’, deputetja: Mazhoranca subvencionon injorancën

‘TVSH-ja 6% për shtëpitë botuese’, deputetja: Mazhoranca subvencionon injorancën

202
0
Shares

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka analizuar vendosjen e TVSH-së prej 6% për shtëpitë botuese.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, shkruan në Facebook, se ata që do të ndëshkohen më shumë nga kjo sjellje e mazhorancës do të jenë libraritë e vogla si dhe shpërndarësit.

Tabaku shpjegon se çfarë sjell vendosja e kësaj TVSH, ku rrezikohen libraritë dhe blerja e librave nga lexuesit.

REAGIMI

Mazhoranca subvencionon injorancën!

Deri në 31 dhjetor 2018 shitja e librit qe i përjashtuar nga TVSH. Shtëpitë botuese dërgonin në shtypshkronjë librat pa asnjë detyrim ligjor për të paguar TVSH.

Por e gjithë kjo ndryshoi në datën 1 janar 2019 pasi ligji i miratuar nga qeveria me votat e mazhorancës përcëkton vendosjen e TVSH-se prej 6% për shtëpitë botuese. Sipas ligjit shtëpitë botuese në shpërndarjen elibrave të tyre do të ngarkohen me këtë TVSH dhe kjo do te thotë që libraritë e vogla do të ngarkohen me këtë 6% të TVSH që padyshim do t’u ngarkohet qytetarëve.

Ata që do të ndëshkohen më shumë nga kjo sjellje e mazhorancës do të jenë libraritë e vogla si dhe shpërndarësit. Libraritë do të shndërrohen në tabelë qitje për kontrollet tatimore dhe nuk do të jenë vend ku blihen librat nga qytetarët. Ndërkohë që libri do të largohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe lexuesit.

Në një kohë ku mbyllen mbi 60 biznese në vend. Ku sipas të dhënave të INSTAT 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë liber, ky vendim i mazhorancës është subvencioni më i mirë për injorancën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY