Asambleja e Universitetit të Tiranës, 6 vendimet që morën pedagogët

Asambleja e Universitetit të Tiranës, 6 vendimet që morën pedagogët

259
0
Shares

Për më shumë se 2 orë diskutime, pedagogët e UT, dolën në një përfundim të përbashkët, duke bërë kështu publike dhe kërkesat  e tyre.

Në asamblenë e mbledhur ditën e sotme, pedagogët vendosën unanimisht për mbështetje të kauzës studentore duke i lënë qeverisë 1 javë kohë për të marrë masa ndaj ligjit për arsimin e lartë.

Ata u shprehën unison se nëse qeveria nuk do të reagojë pozitivisht ndaj kërkesave të tyre, pedagogët do të pezullojnë procesin mësimor si dhe do të përshkallëzojnë protesta deri në grevë urie.

Kërkesat e tyre:

-Mbështetje të protestës së studentëve

-Shprehjen parimisht për ndryshim të ligjit për arsimin e lartë

-Anulimin e menjëhershëm të VKM

-Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve

-Miratim i statusit të pedagogut

-Rritjen e financimit publik për arsimin me 0,5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY