VIDEO/Dosja e Donika Prelës në Veting, Gjata: KPK duhet të hetojë

VIDEO/Dosja e Donika Prelës në Veting, Gjata: KPK duhet të hetojë

162
0
Shares

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, nga selia blu ka folur rreth prokurores Donika Prela duke iu referuar dosjes së saj në Vetting.

Gjata ndalet tek shkeljet e saj duke kërkuar që të mbahet i njëjti standard nga KPK si me të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë përballur në seancat e kaluara.

Konkretisht, Gjata flet për apartamentin e saj të blerë në Durrës, vlerë e cila është më e ulët se ajo e tregut dhe tek një kompani, ku administratori i së cilës është në hetim për vepër penale.

Gjata pyet pse ndodh kjo ulje çmimi për këtë prokurore në këto kushte dhe a hetohet këtu për pastrim parash. Gjata thotë se organi i vetingut duhet të hetojë këto çëshjte të dyshimta për Donika Prelën.

Gjata flet dhe për padinë që bashkëshorti i  saj ngre ndaj kompanisë në të cilën ai ka punuar si inxhinier, ku padia është hapur 7 vjet pasi ai është larguar nga kompania, gjë të cilën juristi e cilëson si mënyrë fiktive për të mbuluar faktin e mospagimit të taksave.

Këtu, Gjata del në përfundimin, se Prela ka mbështetje të fortë nga pushteti.

PD kërkon që institucioni i Vetingut të mbajë të njëjtin standard, duke mos lejuar ndërhyrjet./K.Balliu/DRONI.al

LIVE – Çlirim Gjata, Sekretari për Çeshtjet Ligjore, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 25 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY