Pas humbjes së të atit, këngëtarja shqiptare ndahet përgjithmonë edhe me të...

Pas humbjes së të atit, këngëtarja shqiptare ndahet përgjithmonë edhe me të ëmën

304
0
Shares

Dhimbja ende e pambyllur e të atit, i cili u nda nga jeta pak vite më parë, është bërë më e madhe tani që këngëtares së njohur Egzona Ademi i është ndarë nga jeta edhe e ëma.

Kjo e mërkurë ka qenë një ditë e trishtë për Egzonën. Dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram duke i dedikuar së ëmës një mesazh të ndjerë.

Në një foto të nënës në moshë të re, Egzona ka ndarë me të gjithë dhimbjen për humbjen e madhe dhe mesazhin:

“Shpirt i shpirtit tem, e shtrenjta ime, më ke tha shpirtin nanë e mira nanë, o zog, o lule, o shoqja ime e ngushtë, o beba ime, o melaqe, o faqet e mija, o prehri im, o shtëpia ime, lamtumirë oj zemër, po m’del zemra nga krahrori o nanuki jem, pseee bre zemër, pseeeee… Të përulem përfundimisht. Ma bëj hallall o ZANI I ZEMRËS tem!”

Në profilin e këngëtares në Instagram, Egzona ka postuar shpesh foto me të ëmën, shoqen e ngushtë, siç e quante ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY