Kukan: Qeveria shqiptare duhet t’i marrë shumë seriozisht aksionet e studentëve

Kukan: Qeveria shqiptare duhet t’i marrë shumë seriozisht aksionet e studentëve

118
0
Shares

Protesta e studentëve në Tiranë, sipas Eurodeputetit Eduard Kukan nuk duhet parë nga qeveria si situatë e një lufte, por si një mundësi për të zgjidhur problemet.

“Qeveria shqiptare duhet t’i marrë shumë seriozisht aksionet e studentëve. Por kjo nuk duhet marrë si një luftë dramatike kundër qeverisë, por si pakënaqësi që duhet trajtuar përmes dialogut.”

Në një intervistë për Televizionin Klan, Kukan thotë se zgjidhja kalon përmes dialogut, por studentët nuk mund t’i vendosin ultimatume qeverisë.

“Kjo nuk është korrekte. Mendoj se kur ndodhin gjëra të tilla, duhet të ketë një dialog. Nëse vendosen ultimatume, kjo nuk është rruga për të marrë rezultate. Do t’ju bëja apel edhe studentëve, që të dëgjojnë argumentet e palës tjetër. Ndoshta duhet të ketë një palë të tretë për ndërmjetësim, por studentët duhet gjithashtu të kuptojnë se nuk është e mundur që t’i diktosh qeverisë”, tha Kukan per Klan.

Raportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë se nisur nga situata, ndoshta do jetë e arsyeshme që fokusi të vihet më gjerësisht në situatën e sistemit të arsimit në vend dhe ndoshta të përfshihen edhe kërkesat e studentëve në rezolutën e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY