UT mbledh Asamblenë, çfarë pritet të ndodhë në protestën e studentëve

UT mbledh Asamblenë, çfarë pritet të ndodhë në protestën e studentëve

142
0
Shares

Studentët e Universitetit të Tiranës pritet të zhvillojnë një asamble të premten, me pjesëmarrës nga të gjitha fakultete e UT-së.

Mësohet se pjestarë do të jenë organizatorë me përfaqësues nga Fakulteti Histori-Filologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Ata i bëjnë thirrje pedagogëve për pjesëmarrje në këtë takim.

Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 10 në sallën e madhe të godinës LIRIA. Synimi, sipas organizatorëve, është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës,
“Të premten, datë 25 janar 2019, në ora 10.00, në sallën e madhe të godinës LIRIA, mbahet takimi i parë i përgjithshëm mes asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Ky takim i përgjigjet situatës së krijuar në arsimin e lartë dhe propozimit të mbledhjeve të deritanishme të asambleve për takim mes asamblesh. Synimi është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim. Ftohen të gjithë pedagogët e UT të marrin pjesë. Pjesëmarrja individuale e çdo pedagogu është vendimtare për të ardhmen e UT”, thuhet në deklaratën e grupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY