EMRAT/Zbulohet se kujt i përkisnin 5.7 milionë eurot e sekuestruara

EMRAT/Zbulohet se kujt i përkisnin 5.7 milionë eurot e sekuestruara

311
0
Shares

Ditën e sotme, Prokuroria njoftoi sekuestrimin e 5.7 mln eurove pasuri, të dy shtetasve nga Lezha.

Sipas informacioneve të tjera, që dalin së fundmi, mësohet se këto pasuri i përkasin Pjetër Voci 83-vjeç  banues në Balldre, Lezhe dhe Shqipe Palaj 50 vjeçe banuese në Gjadër, Lezhë.

Ata janë babë e bijë të cilëve u janë sekuestruar 7 apartamente në qytetin e Lezhës dhe disa të tjerë në Tiranë.

Shkak për sekuestrimin e pasurive, janë dyshimet se pasuritë e konfiskuara janë venë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre kriminal.

Prokuroria ka nisur precedimin penal për dy shtetasit në fjalë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me dt.22.01.2019 Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe ka regjistruar procedimin penal nr. 57 viti 2019 per vepren penale te pastrimit te produkteve te vepres penale ose verprimtarise kriminale te parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Me kerkesen e prokurorit Erjon Shehaj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 17 date 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vleres 5.269.551 euro, 7 apartamente ne Lezhe si dhe disa apartamenteve ne Tirane ne pronesi te shtetasve me inicialet Sh.P e dtl 28.08.1969 dhe shtetasit P.V i dtl 01.07.1936 te dy banues ne Lezhe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY