‘Nuk më pëlqen seksi’, vajza eskortë tregon të vërtetën ‘lakuriqe’ për punën...

‘Nuk më pëlqen seksi’, vajza eskortë tregon të vërtetën ‘lakuriqe’ për punën e saj

534
0
Shares

Një eskortë rrëfen se nuk i pëlqen seksi pavarësisht se është marrë me këtë profesion për gjatë 10 viteve.

Chloe – jo emri i saj i vërtetë – ka dhënë një pasqyrim të jetës së saj, në këtë  industri të seksit.

Duke folur për Essex Live, Chloe thotë se i hyri kësaj pune në të 20-at e saj, duke pritur në parkingje të makinave apo  të supermarketeve për klientët e saj.

Chloe tha: “Unë i marr në shtëpi. Mund të marr 50 telefonata në ditë nga 50 njerëz të ndryshëm. Dhe kjo është shumë më e madhe se sa mendojnë njerëzit. Unë fillova që në moshën 19 vjeçare. Më duhej të punoja për të kaluar në kolegj. Kam pasur probleme, brenda dhe jashtë ligjit, dhe pastaj hyra në këtë lloj industrie”, tha ajo.

Ajo fillimisht u përpoq të fshihte  faktin se  po punonte si një eskortë për shkak të familjes së saj.

“Unë punoja nga ora 7 e darkës deri në orën 7 të mëngjesit, ndërsa jetoja me prindërit e mi. Erdhi një çast që ata e kuptuan se çfarë po bëja”, shpjegoi ajo.

“Më pas kam kaluar kohë duke jetuar në shtëpitë e miqve”.

Chloe jeton në zonën e Barking dhe Degenham dhe thotë se klientët e saj e  vizitojnë atë për disa minuta ose një orë.

Ajo shtoi: “Disa gra punojnë për agjencitë, por vetëm marrin në shtëpi pesëdhjetë për qind të tarifës së tyre.

Nëse unë marr  £ 120, agjencia ose shoferi do të merrnin nga 50 deri 60 £ dhe nuk është se mua më mbetet shumë.

DRONI.al

SHKRIMI I PLOTË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY