Kandidatura për kreun e KLSH, Meta iu përgjigjet kritikëve

Kandidatura për kreun e KLSH, Meta iu përgjigjet kritikëve

109
0
Shares

Presidenti  Ilir Meta ka një përgjigje për ata që kritikuan kandidaturën që ai propozoi në krye të KLSH-së.

Meta, pas refuzimit të emrit të parë nga mazhoranca, propozoi Bahri Shaqirin, ku mazhoranca sërish dha sinjale se nuk do ta pranonte, për shkak se ka shkelje kushtetuese sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë për arsimin e tij në fushën e financave.

Pas kritikave që mori  Meta, ai u përgjigj shumë shkurt, duke shtuar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.

Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqësin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta.

Këtë deklaratë e bëri gjatë homazheve para bustit të Islamil Qemalit, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij, ku rikujtoi se duhet të përkulemi para veprës dhe kontributit të Ismail Qemalit, për një Shqipëri Europiane.

Po ashtu, një ditë më parë, Meta u pyet për delegimin që Rama i bëri Gent Cakajt, ku tha se nuk ka asnjë koment për organizimet e bindshme të qeverisë apo të pushtetin vendor.

”E kam të qartë ai president i Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY