Rriten dyfish çmimet tek dentisti, ish-kandidati për deputet i PS firmos listën

Rriten dyfish çmimet tek dentisti, ish-kandidati për deputet i PS firmos listën

141
0
Shares

Urdhri i Stomatologut ka vendosur që çmimet e shërbimeve te dentisti të rriten, e thuajse të dyfishohen.

Kështu,  duke filluar që nga Janari për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, shqiptarët do paguajnë 4 mijë lekë, ose 60% më shtrenjtë se më parë, vlerë që shkonte rreth 2 mijë lekë.

Sipas revistës Monitor, po ashtu, edhe për një dhëmb të gradës së tretë, vlera shkon në 5 mijë lekë, nga 3 mijë që ishte.

Lista është firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut në Shqipëri, Nikoll Deda, siç duket edhe nga dokumenti.

Drejtuesi i USSH nuk është një emër i panjohur, pasi në 2013-ën ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës dhe renditej në vendin e shtatë të listës.

Lista e çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare janë miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar dhe pritet t’i bëhen të ditura Ministrisë së Financave për implementim në kasat fiskale.

50% e shqiptarëve nuk kanë para që të shkojnë

Shërbimet dentare janë të papërballueshme për shqiptarët. Por, çmimet e reja referencë do ta bëjnë edhe më të papërballueshme kujdesin për shëndetin e gojës. Rreth 50% e shqiptarëve kanë deklaruar në Anketën e Cilësisë së Jetës të Komisionit Europian se nuk kanë shkuar te dentisti për të kursyer para. 34% e të pyeturve në Shqipëri kanë deklaruar se nuk kanë shkuar në kohën e duhur te mjeku stomatolog, ndërsa 16% kanë deklaruar se nuk kanë shkuar fare te dentisti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY