LAJM I FUNDIT/Sekuestrohet pasuri me vlerë 5.2 mln euro në Lezhë

LAJM I FUNDIT/Sekuestrohet pasuri me vlerë 5.2 mln euro në Lezhë

283
0
Shares

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ ka sekuestruar disa llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 5.2 milionë euro.

Sipas policisë ata janë në pronësi të dy shtetasve dhe dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

“Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

 Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019″ njofton policia e shtetit. 

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY