Një shtetas serb është prangosur nga Policia e Malit të Zi mbrëmjen e sotme në pikën e Muriqan-Sukobinë.
Serbi i cili po dilte me makinë nga Shqipëria, u zbuluar nga qeni antidrogë, në kontrollin e vijës së dytë që policët ushtruan ndaj automjetit të tij.
Shtetasi serb i ndaluar është i moshës 55 vjeç dhe mban pasaportë të shtetit serb.
Lënda narkotike e dyshuar e llojit kanabis u kap në pjesën e pasme të makinës.
Hetime do të kryhen edhe nga Policia Shqiptare edhe në lidhje mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/