Rama delegon Gent Cakajn Ministër të Jashtëm, ‘shpërthen’ Vetëvendosja

Rama delegon Gent Cakajn Ministër të Jashtëm, ‘shpërthen’ Vetëvendosja

251
0
Shares

Vendimi i sotëm i kryeministrit Rama për t’i deleguar Gent Cakajt kompetencat e ministrit të Punëve të Jashtme, ka sjellë edhe reagimin e ashpër të partisë kosovare Vetvendosje. Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi në një postim në Facebook shprehet se është Baton Haxhiu ai që po përcakton politikën e jashtëm të Shqipërisë me këmbënguljen e Ramës.

Postimi në Facebook:

Simpatizantët e Partisë Socialiste duhet të mos jenë të verbër. Le të lexojnë në internet shkrimet e Batonit kundër Ramës dhe kundër PS, para vitit 2013. Baton Haxhiu është mik i të gjithëve, dhe siç tregon vetë ka patur miqësi edhe me Berishën edhe me Metën, por siç dallohet qartësisht, ai është mik më i ngushtë me pushtetin, cilido që e mban atë pushtet.

Tash e ka Rama pushtetin, ndaj Baton Haxhiu është bërë konfidanti më i madh i Ramës, shkon në takimet e nivelit të lartë bashkë me Ramën, i sugjeron dhe i përcakton këshilltarë, ministra e zv.ministra, dhe sigurisht e ndikon për qëndrime politike.

Përse Baton Haxhiu kështu? Përse kaq lart dhe me ndikim?

Se është i mençur? Se është i pasur? Se ka një media?

Jo, ka dhe më të pasur, dhe më të mençur, dhe pronarë mediash e gazetarë me më shumë ndikim.

Baton Haxhiu nuk ka hezituar ta shajë Erion Braçen kur ky i fundit ka kërkuar të merren masa ndaj miellit të dëmshëm që oligarkët e korporatës Devolli e sillnin prej Serbisë në Shqipëri.

E pikërisht ky Baton, që ka pranuar vetë lidhjet e tij me shefin e inteligjencës serbe gjatë luftës, Jovica Stanisiç-in, si dhe me drejtuesin e UDB-së për Kosovën, Zoran Stijoviç-it (i cili e përmend shërbimin e Batonit në librin e vet), ky Baton që gjatë luftës e shpalli veten të vrarë për të shpëtuar, ky Baton të cilit Veton Surroi i ka kushtuar librin ‘Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit’, për të ekspozuar tre breza spiunësh në familjen e Batonit, ky Baton që kundërshtonte Ramën kur Berisha ishte në pushtet, dhe kundërshtonte Braçen kur ky kritikonte importin e miellit helmues nga Serbia, pra ky Baton i qartë e krejtësisht i lexueshëm, sot e përcakton politikën e jashtme të Shqipërisë me ndihmën këmbëngulëse të Ramës.

Edhe kur? Sot kur kufijtë në Ballkan janë më të paqëndrueshëm se kurrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY