Shqiptari u gjet i murosur në një vilë në Itali, kushëriri tregon...

Shqiptari u gjet i murosur në një vilë në Itali, kushëriri tregon bisedën e fundit

318
0
Shares

Tre ditë më parë policia italiane ka identifikuar një shqiptar të murosur në një vilë të shekullit të 18-të

Pas rezultateve të autopsisë, autoritetet italiane bëjnë me dije se trupi i përket Astrit Lamajt, i lindur në vitin 1971. Shqiptari, i cili njihej në qytetin e Genovës si shpërndarës drogë, u shpall i zhdukur në janar 2013.

Ndërkohë autoritetet kanë vijuar punën për të zbuluar vrasësit e shqiptarit dhe arsyet që i kanë çuar që të kryejnë një akt të tillë.

Astrit Lamaj është nga fshati Trevllazër i Njësisë Administrative Novoselë i rrethit të Vlorës. Kamera e Report Tv ka shkuar pikërisht  në këtë fshat ku shumë prej banorëve jashtë kamerave tregojnë se trupi i gjetur në Itali i përket bashkëfshatarit të tyre. Ndërkohë në familjen Lamaj janë hapur dyer e mortit, një prej të afërmve të 48-vjeçarit, kushëriri i tij tregon se kjo ngjarje ka tronditur fshatin.

Dihej që ishte i zhdukur pasi kishte 5 vite që nuk komunikonte me familjen, por nuk mendonim se do gjendej i vdekur në këtë mënyrë.  Kushëriri i Astritit, Nelo Meminaj tregon se ai ka ikur para 6 viteve në Itali për një jetë më të mirë dhe humbi kontaktet me familjen 1 vit më pas.

“E kam nip, djalë prej kushëriri. Ata janë një familje e mrekullueshme, por fatkeqësitë asaj familje i kanë rënë herë pas here. Që nga i ati, që i ra infarkt, një vëlla ia zuri zetori poshtë, motra u aksidentua, kjo është ngjarja e katërt në këtë familje. Ka 6 vite që humbi kontaktet, kjo ngjarje është pritur me keqardhje. Pasi i vdiq i ati, për çështje ekonomie më mori 250 mijë lekë dhe tha Shqipëria nuk bëhet dhe iku në emigrim” tha ai.

Astrit Lamaj u gjet u murosur në banesë në Genova të Italisë 3 ditë me parë teksa në muret e saj po kryheshin restaurime.

Lajmi u dha nëpërmjet mediave Italiane ku sipas burimeve trupi i tij është identifikuar nga veshjet dhe analizat e kryera nga instituti mjekoligjor. Trupi i pajetë ishte i dekompozuar, ndërsa kishte mbetur vetëm një pjesë e skeletit. Familjarët e të ndjerit kanë shkuar për ta tërhequr trupin e Astrit Lamajt dhe pritet që eshtrat e tij të sillën në atdhe ditët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY