”Edi na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!”

”Edi na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!”

209
0
Shares

Sociologu Ergys Mërtiri është ndalur tek figura e Kryeministrit Edi Rama, referuar këtu sjelljeve të tij të fundit, duke theksuar se nuk do të jetë larg dita kur ai të sundojë mbi njerëzit.

REAGIMI I SOCIOLOGUT

Edi Rama po e fiton me policë e xhandarë dialogun e munguar. Shëmtia e rradhës ndaloi dje në Elbasan, ku ai vazhdoi me orë dialogun e gjatë e të mërzitshëm me një tufë manekinesh të Universitetit Aleksandër Xhuvani, të përzgjedhur natyrisht me kujdes që të mos jenë “ngelësa”, por dëgjues ekselentë e duartrokitës të shkëlqyer.

Paturpsisht, takimi nuk u ndal tek diskutimi i problemeve, por u shndërrua në të vetmen gjë që ai di të bëjë: Në një shfaqje banale propagande, shoqëruar me humorin bajat të skenarëve nga estrada e “Bashkëqeverisjes”. Por përveç kësaj, turpi nuk u kursye as për ta politizuar takimin, madje as të shfrytëzojë rastin për të goditur opozitën. Të vetmit që i tolerohet ta politizojë kauzën “jopolitike” të studentëve është pikërisht Kryeministri i vendit, personi kryesor ndaj të cilit protestohet.

Studentët e degjuan me vemendje “kryeoratorin” e vendit në maratonën e shpërdorimit verbal të rradhës, u mahnitën me spektaklin e tij oratorik, qeshën me batutat e tija gajasëse dhe në fund, iu rikthyen mjerimit të përditshëm, të kënaqur që sot ndodhi diçka ndryshe nga rutina e ditëve të tyre pa kuptim.

Për të gjitha këto, ia bejmë hallall çdo krim e poshtërsi që po i bën këtij vendi, çdo padrejtësi e paudhësi që po i bën njerëzve, bashkë me shpresat e fikura përballë një realiteti depresionues. Nesër nuk do jetë çudi kur të shohim njerëz me pankarta në dyert e Kryeministrisë:

Edi, na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY