Rama i delegoi detyrën Gent Cakajt, reagon presidenti Meta

Rama i delegoi detyrën Gent Cakajt, reagon presidenti Meta

321
0
Shares

Vetëm pas disa orësh nga betimi në Presidencë, kryeministri Edi Rama ia delegoi detyrën e tij zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt, kandidaturë që presidenti Ilir Meta e refuzoi.

Lidhur me veprimin e fundit, presidenti Ilir Meta është shprehur se posti i tij si kreu i shtetiit, nuk e lejon të komentojë aktet e organizimit në brendësi të ministrive.

Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY