‘Misioni u arrit’, Rama ia delegon drejtimin e ministrisë Gent Cakajt

‘Misioni u arrit’, Rama ia delegon drejtimin e ministrisë Gent Cakajt

127
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka çuar deri në fund qëllimin e tij për të emëruar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Ndonëse ai u dekretua si ministër i  Jashtëm nga presidenti Meta, Edi Rama ditën e sotme, në aktivitetin e organizuar në ministri, ia ka deleguar detyrën Gent Cakajt, aktualisht zv/ministrit të Jashtëm.

‘Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ia delegoj detyrën e ministrit zv/ministrit Gent Cakaj’ u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Kujtojmë se Gent Cakaj solli debate të forta në vend, për shkak të disa problemeve që lidheshin me shtetësinë, moshën dhe interesat e tij. Shumë kritikë vendas dhe kosovarë nuk e përqafuan fort idenë që 28-vjeçari të merrte drejtimin e një ministrie kaq me rëndësi si ajo e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/348029269369104/?notif_id=1548154901633350&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY