FOTO/ Kushtet skandaloze në QSUT, të sëmuret transportohen në shi pa asnjë...

FOTO/ Kushtet skandaloze në QSUT, të sëmuret transportohen në shi pa asnjë mbrojtëse

184
0
Shares

Ndonëse kryeministri Edi Rama proklamon Shëndetësinë falas, realiteti është krejt ndryshe.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar disa foto ku shihen kushtet skandaloze në të cilat transportohen të sëmurët nga urgjenca për tek 6-katëshi.

Në foto shihet qartë lëvizja e pacientit të shtrië mbi krevat, i cili është i mbuluar me rroba, dhe që nuk ka as edhe një çadër, se për transportin me ambulancë as që mund të flitet.

Postimi i Albana Vokshit:

SHËNDETËSIA FALAS???

Transport i pacientit mes shiut, nga urgjenca për te 6 katëshi.

S’bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture përkatëse mbrojtëse, por as për minimumin… një mjet mbrojtës nga shiu…

Sepse paratë e shëndetit të qytetarëve shkojnë për koncesionet abuzive të check up, sterilizimit, dializës dhe laboratorëve.

#ShëndetësiaNëFunksionTëOligarkëveJoQytetarëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY