Historia që tronditi Spanjën, fëmija 2 vjeç i bllokuar në pus prej...

Historia që tronditi Spanjën, fëmija 2 vjeç i bllokuar në pus prej disa ditësh

356
0
Shares

Përpjekjet për të shpëtuar një fëmijë të bllokuar në një pus të thellë në Spanjën jugore vazhdojnë ende duke hyrë në ditën e tetë.

Vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës, dhe prej asaj dite nuk janë gjetur shenja jete. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër.

Ekipet e shpëtimit po përdorin një makinë vertikale për ti krijuar vrima në terrenin e pusit.

Ata do të krijojnë një tunel prej 60 metrash thellësi.  Pas kësaj, një ekip i minatorëve të specializuar nga Spanja veriore do të zbresin dhe të gërmojnë katër metra e fundit me dorë në vendin ku Julen Roselló besohet të jetë i vendosur.

Inxhinieri kryesor që mbikqyr shpëtimin, Ángel García Vidal, vlerësoi se shpëtuesit deri këtë të martë nuk kanë arritur të hapin akoma gropën.

“Ne po vazhdojmë të punojmë me për të arritur thellësinë që duhet të arrijmë”, u tha gazetarëve Garcia Vidal të hënën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY