Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut në Rrogozhinë, akuza për korrupsion

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut në Rrogozhinë, akuza për korrupsion

173
0
Shares

Është pezulluar nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo. Vendimi u mor me kërkesë të prokurorit të Kavajës, pasi ndaj tij kanë nisur hetimet pas një denoncimi nga SHÇKB e burgjeve.

Organi i akuzës kërkoi pezullim të Bejos nga detyra, me dyshimin se Bejo mund të prishë provat. Bejo po hetohet për shpërdorim detyere, nën akuzat e korrupsionit.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002, ndërsa vlen të theksohet se drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh.

Kujtojmë se IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi.

Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës, ndërsa vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY