Probleme me Donika Prelën, ONM kërkon llogari: Pse burri juaj është paguar...

Probleme me Donika Prelën, ONM kërkon llogari: Pse burri juaj është paguar me para cash?

150
0
Shares
Donika Prela - Arta Marku

Ditën e sotme po zhvillohet seanca në KPK ndaj drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Komisioni ka vërejtur një sërë shkeljesh lidhur me pasurinë, të sajën dhe të bashkëshortit, që në shumicen e herëve ishte paguar me para në dorë, dhe jo përmes llogarive bankare.

Kjo duket se ka nxitur dhe reagimin e ashpër të përfaqsuesit të ONM-së, Theo Jaçobs i cili është shprehur:

Pse bashkeshorti juaj e ka marë pagën në të holla dhe pse ai nuk ka pasur llogari bankare?

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkeshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë menyre  për të shmangur pagesën e takasave. Pyetja është bashkeshorti juaj eshte viktimë apo bashkëpuntorë në këtë skemë?

Çështja e dytë është mundësia financiare e kushëririt të bashkëshortit tuaj. Kur lexova përgjigjien tuaj dje në mbrëmje në një moment të caktuar ju thoni që nga viti 1996 ka fituar 10 milionë lekë. Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 milionë lekë për 10 vite.

Hetimi për pasurinë i kryer nga KPK

Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim. “Çmimi i tokës është 350 mijë lekë.  Ka probleme dhe në të ardhurat e bashkëshortit në vitet 2003 dhe 2005 nuk ka pasur kontratë pune.

Bashkëshorti i Prelës ka të ardhura si inxhinier ndërtimi, ndërkohë për këto paga ai nuk ka paguar sigurime. Një arsye pse vëzhguesi i ONM-së u kap me Prelën.

 

Ka një apartament banimi 95.6m2 regjistruar në hipotekë në 2012 me emër të Vangjel Prelës (burri) blerë me kontratë porosie në 2007. Shitësi është Bruci shpk. Vlera e blerjes 32.100 mijë euro. Çmimi për m2 rezulton më i ulët me vlerën e tregut. Kemi marrë info nga hipoteka Tirane, ku nga çmimi referencës rezulton 82 mije lekë për m2.

Ka llogari bankare 4.4 mln lekë në emër të bashkëshortit. Burim shitja e një apartamenti 52 m2 ne plazh Durrës. Kjo llogari bankare rezulton korrekte. Apartamenti i blerë në 2014, 1.4 mln lekë dhe është shitur 4 mln lekë. Llogari në emër të vajzës, 27 mijë lekë. Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortit 147 lekë. Kursime nga familja, gjendje cash 500 mijë leke. Automjet Golf 400 mijë lekë. Automjet “Crysler” 6500 euro. Në deklaratën e vitit 2014 është deklaruar shitja e apartamentit në Durrës në shumën 4 mln lekë”.

Raporti për figurën dhe aftësinë profesionale

Për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Prokurorinë e Përgjithshme Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën dhe e aftë profesionalisht.

DSIK ka sjellë një raport ku thotë se Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën si prokurore. Lidhur me vlerësimin profesional, prokuroria e përgjithshme ka sjellë raport ku thotë se është në rregull.

Prela do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY