Gomonia me 1 ton drogë në Vlorë, policia jep detaje nga operacioni

Gomonia me 1 ton drogë në Vlorë, policia jep detaje nga operacioni

428
0
Shares

policia e Fierit ka dhënë detaje pas sasisë së konsiderueshme të drogës që u kap sot në grykëderdhjen e Vjosës.

Në sajë të aksionit “Vjosa”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s kanë parandaluar një tentativë për trafik lënde narkotike, përmes detit drejt Italisë, ndërkohë që thuhet se është bllokuar 1 ton drogë.

AKSIONI

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se operacioni nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det.

Të njëjtat burime sqaruan se Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Ndërkohë, Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndërsa trafikantët u detyruan që të futeshin në grykëderdhjen e lumit.

Këta të fundit arritën të braktisnin mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, duke u larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Ndërkohë, blutë sekuestruan 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.

Aktualisht policia po vijon kërkimet për kapjen e trafikantëve të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY