Shkarkohet kreu i ARRSH Afrim Qëndro, zbulohet se kush e zëvendëson

Shkarkohet kreu i ARRSH Afrim Qëndro, zbulohet se kush e zëvendëson

370
0
Shares

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra. Burimet bëjnë me dije se në vend të Qendros do të jetë ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato.

Afrim Qendro ka qenë një nga emrat e përfolur kohët e fundit, pas shpërthimit të skandalit me “DH Albania”.

Para disa ditësh ai u paraqit në Prokurori për t’u pyetur për tenderin e ‘Unazës së Re’.

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, lidhur me dokumentet e publikuara ne emisionin “Të Paekspozuarit” pas verifikimit të kryer me autoritetet e shtetit të Delaware, ku kompania DH albania pretendon se ka kompanine meme.

Të paekspozuarit zbuluan se kompania Dh Albania ka falsifikuar të dhënat si për aktivitetin e saj ashtu dhe për datën e themelimit, e cila në të vërtetë i përket qershorit të këtij viti, pak përpara se në Shqipëri të hapej gara për ndërtimin e Unazës së Re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY