Meta takon kryeministrin e Malit të Zi, apeli i rëndësishëm për shqiptarët

Meta takon kryeministrin e Malit të Zi, apeli i rëndësishëm për shqiptarët

85
0
Shares

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi u prit  në takim nga kryeministri Dushko Markoviç.

Meta e përgëzoi Markoviç për përparimin që ka shënuar Mali i Zi, duke u ndalur gjerësisht tek procesit të integrimit europian.

Gjatë takimit, Meta shprehu dëshirën, që bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy vendeve të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

”Mirëprita me shumë kënaqësi angazhimin e Kryeministrit malazez, Dushko Markoviç për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për projektet e reja konkrete që do të nisin së shpejti në mbështetje të zonave në Malin e Zi ku banojnë shqiptarët. Mbështesim me vendosmëri rrugën e qartë europiane dhe euro-atlantike që ka zgjedhur Mali i Zi’‘ shprehet Meta.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Malit të Zi e informoi Metën për disa projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarë, siç është ndërtimi i rrugës Tuz-Grabon, rikonstruksioni i shkollës së fshatit Dacaj në Rozhajë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale, etj. Meta shprehu kënaqësinë që faktori shqiptar në Mal të Zi vazhdon të kontribuojë pozitivisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha proceset demokratizuese dhe zhvillimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY