Shqiptari rreh për spital pronarët italianë të restorantit

Shqiptari rreh për spital pronarët italianë të restorantit

153
0
Shares

Ai kishte arsye të forta ndoshta për të qenë i zemëruar, por gjërat shkuan keq, kur përdori dhunën ndaj dy pronarëve italianë, përkatësisht burrë e grua.

Një 32 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët për ushtrimin e dhunës dhe lëndimeve personale. Dy bashkëshortët italianë përfunduan në spital, ku njëri ka një prognozë 10 ditore ndërsa tjetri 20 ditore. Ata drejtojnë një bar restorant në zonën e Biellës.

Qytetari 32 vjeçar shqiptar, me banim në qytet, u paraqit në lokal për të marrë paratë që kishte punuar. Atij i kishin mbetur borxh pronarët italianë për punët që kishte kryer. Refuzimi për t’ia dhënë shkaktoi një debat të nxehtë duke degjeneruar shpejt në dhunë.

Shqiptari i ka rrahur të dy, duke u shkaktuar plagë të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY