Mbyllet seanca e parë, Rama zyrtarisht edhe Ministër i Jashtëm

Mbyllet seanca e parë, Rama zyrtarisht edhe Ministër i Jashtëm

92
0
Shares

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar ka pëfunduar. Projektvendimet në rendin e ditës u votuan me votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi Kuvendin, pas fjalës së kryeopozitarit Lulzim Basha. Kryeministri Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit të Jashtëm. Me 77 vota pro dhe një abstenim, deputetët e mazhorancës miratuan dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bushatit dhe me 78 vota pro miratuan emërimin e kryeministrit Rama.

17:58/ Sikurse kishin paralajmeruar, opozita ka braktisur seancen parlamentare menjehere pas fjales se Bashes, e sapo ne foltore ka dale Edi Rama.

17:09/ Parlamenti ka nisur këtë pasdite punën pas pushimit trejavor të vitit të ri. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka firmosur urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, e cila ndryshe nga herët e tjera që ka qenë thjesht formale, këtë herë do të fillojë me votime.

Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike kanë bërë me dije se PD do marrë pjesë në seancën e sotme plenare.

Vendimi u mor në mbledhjen e grupit të PD që u zhvillua këtë pasdite.

Në mbledhje u vendos që në seancë do të flasë kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe më pas do të largohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY