Kryemadhi mesazh Ballukut: Rama do të marrë në qafë. Beni, të dua...

Kryemadhi mesazh Ballukut: Rama do të marrë në qafë. Beni, të dua shumë

350
0
Shares

Në emër LSI-së në seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion e mori fjalën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ndërsa pak para saj kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi bashkëpunimin e opozitës, kryetarja e LSI-së i bëri të qartë se arsyeja pse ndodhen në sallën e Kuvendit është për të kërkuar dialogun e munguar.

“Problemi më i madh nuk qëndron tek ne që jemi këtu, por tek njerëzit që janë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare Parlamentin, por në memorien e shqiptarëve ka mbetur seanca e kaluar ku opozitës iu hoq e drejta për të folur nga frika e asaj që do të thoshte opozita. Sot do të kisha shumë dëshirë që të flisja për axhendën e parlamentit, për atë axhendë, që edhe ata që vijnë nga mazhoranca nuk e kuptojnë. Që të hapen negociatat duhet dialog politik nuk ka si të ketë dialog zoti kryetar kur ju s’ja jepni opozitës këtë të drejtë. Duhet që kryeprokuroja të zgjidhet me 84 vota, ju mbani peng ende reformën zgjedhore, mbahen peng negociatat se nuk do kryeministri i Rilindjes, se ashtu i leverdis atij”,- tha Monika Kryemadhi.

Sipas saj, në vend të premtimeve boshe dhe skandaleve të kësaj qeverie shqiptarët presin 300 mijë vende pune të reja. ulje të çmimit të energjisë elektrike, një pagë më të mirë.

“Por çfarë ndodh? Ju shtohen taksat, çohen rruspat e oligarkëve për t’ju shembur shtëpitë, iu mbyllen dyert e universiteteve, kemi njç qeveri inegzistente”,- vijoi ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, kryetarja e LSI-së i dha një mesazh ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe ministres së re të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Sipas Kryemadhit edhe ajo po përdoret nga Edi Rama.

“Po i jap një sugjerim mikes sime Belinda, mos dëgjo çfarë thotë ky, se do të marrë në qafë siç mori më qafë Arben Ahmetajn, siç mori në qafë Arta Markun e Damian Gjiknurin. Mos dil të gënjesh kur thua se PPP e famshme do t’i kalojë studentëve. Hiqni koncesionet e Vilma Nushit që grabiti paratë e shqiptarëve dhe i çoi në xhepat e oligarkëve. Beni të dua shumë, por do të të marrë në qaftë (Rama) siç të mori, të shiti siç bëri me Dakon se i shiti grupin e Avdylajve”,- tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY