LAJM I FUNDIT/Gjykata dënon me gjobë Bashën për shpifje ndaj Ballës

LAJM I FUNDIT/Gjykata dënon me gjobë Bashën për shpifje ndaj Ballës

177
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me gjobë kreun e PD, Lulzim Basha pas padisë që kreu i Grupit Parlamentar të PS bëri ndaj tij.

Vlera e gjobës është 50 mijë lekë të reja.

Taulant Balla e dënoi atë për shpifje për çështjen ‘Toyota Yaris dhe milionat eurot që u gjetën në të. Pas disa seancave gjyqësore, vendimi u dha ditën e sotme.

Balla në një dalje të fundit për mediat, e ka cilësuar këtë vendim, si një ogur të mirë për ndëshkimin e rasteve të tilla por dhe krimeve.  Madje Balla shkon më tej duke thënë se ky është dhe dënim historik.

Balla ka vazhduar të lëshojë akuza ndaj opozitës, duke i kërkuar të jetë e përgjegjshme dhe të paraqitet në Parlament.

Ndërsa këshilltarët ligjorë të PD, u shprehën se ky nuk është rast i vetëm që tregon se drejtësia është e kapur. Ata thanë se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit dhe se ky vendim është tërësisht qesharak, pasi ende nuk ka asnjë fajtor lidhur me këtë ngjarje ndërkohë që vazhdojnë ende hetimet në Krimet e Rënda për çështjen e eurove të gjetura në Toyota Yaris.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY