Pranga 29-vjeçarit nga Tirana, qarkullonte me patentë false

Pranga 29-vjeçarit nga Tirana, qarkullonte me patentë false

205
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29 vjeçar i cili qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar.

Pas një informacioni nga qytetarët, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar me foton e tij dhe identitet tjetër.

Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit.

Nga verifikimi rezultoi se qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY