Pedagogët në grevë, Berisha thirrje: Mbroni autonominë e universiteteve

Pedagogët në grevë, Berisha thirrje: Mbroni autonominë e universiteteve

110
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të pedagogëve të Historisë dhe Filologjisë për grevën një ditore në mbështetje të studentëve.

Berisha përshendet veprimin e tyre ndërsa nuk ka hezituar të bëjë thirrje ndaj të gjithë studentëve, pedagogëve dhe popullit që të mbrojnë me  çdo çimim autonomine e universiteteve dhe lirine e tyre akademike si kushte jetike të ekzistencës të ketyre institucioneve.

REAGIMI I BERISHËS
Vendim dinjitoz i pedagogeve te faklutetit te Histori Filologji ndaj akteve te xhelatit te lirise akademike!

Te dashur miq, sot pedagoget e fakultetit te Historise Filolologjise jane ne greve te plote. Ky vendim i marre ne unanimitet, ne mbeshtetje te kerkesave te studenteve dhe kundershtimit te prere te vendimeve puçiste antikushtetuese te Keshillit te Ministrave dhe projektligjit antikushtetues, puçist e diktatorial te Edvin Kristaq Urrejtjes.

Me keto vendime dhe kete projektligj diktatorial, ne kundershtim flagrant dhe dhunim te plote te neneve 57 dhe 58 te Kushtetutes, Edvini ekzekuton, varros perfundimisht autonomine e universiteteve dhe lirine e tyre akademike te garantuar nga Kushtetuta e Shqiperise ne nenet e cituara me siper.

Ne kete menyre universitetet shnderrohen nga tempuj te dijes, shkences, kerkimit dhe krijimit shkencor, thjesht ne shkolla partie. Per kete qellim, Edvini, duke abuzuar me luften kunder plagjatures, me vendimet dhe ligjin e tij te fundit krijon policine politike ekstra universitare, me te cilen asgjeson lirine akademike, zhvillon gjahun e shtrigave ndaj pedagogeve, asistenteve, studenteve qe guxojne te mos konformohen me regjimin e tij te Kakistokracise.

Lufta kunder plagjiatures dhe falsitetit eshte jetike per boten akademike. Por kjo lufte mund te behet vetem nga vete institucionet autonome te arsimit te larte dhe jo nga policia politike partiake ekstra universitare e regjimit kakistokratik te Edvin Kristaq Urrejtjes.

Ndaj, me kete rast, pershendes greven nje ditore te shpallur sot nga fakulteti i Histori Filologjise dhe iu bej thirrje studenteve, asistenteve, pedagogeve, ne respekt te dinjitetit dhe integritetit te tyre, te mbrojne me çdo çimim autonomine e universiteteve dhe lirine e tyre akademike si kushte jetike te ekzistences te ketyre institucioneve.Iu bej thirrje qytetareve te mbeshtesin me te gjithe forcen e tyre qendresen e botes akademike, vendimtare per te ardhmen e shoqerise shqiptare! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY