KLP kundër Arta Markut, rikthehen te Krimet e Rënda dy prokurorët e...

KLP kundër Arta Markut, rikthehen te Krimet e Rënda dy prokurorët e transferuar në rrethe

223
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur rikthimin tek Krimet e Rënda të dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çelaj të cilët u transferuan nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në rrethe.

Rikthimi i dy prokurorëve u miratua me 6 vota pro dhe 5 kundër. Dy ish-drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, fituan gjyqin me Kryeprokuroren Arta Marku në Gjykatën Administrative, në fund të muajit dhjetor.

Për dy prokurorët mbaroi afati i caktimit të përkohshëm, ndaj prokurori Bujar Sheshi tha se KLP duhet të zgjidhë se ku do të punojnë 2 prokurorët.

Hajdarmataj ishte një nga prokurorët që ngriti padi ndaj vendimit të Markut për transferimin e tij në Pogradec.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY