Qytetari alarmon policinë: Babë e bir lëvizin të armatosur

Qytetari alarmon policinë: Babë e bir lëvizin të armatosur

239
0
Shares

Policia e Mirditës ka vënë në pranga dy persona, babë e bir pasi janë kapur me armë zjarri.

Burime nga policia, bëjnë me dije se ka qënë një qytetar i cili denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112. Pas informacionit të tij, se  2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps, policia mori masat.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.SH. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY