Redi Jupi tregohet i sinqertë: Më vjen keq që nuk më ngacmojnë...

Redi Jupi tregohet i sinqertë: Më vjen keq që nuk më ngacmojnë më femrat…

460
0
Shares

Redi Jupi, ish-futbollisti është një nga personat e sportit që e shohim shumë shpesh nëpër media duke dhënë intervista dhe duke folur për sportin. Por këtë herë ai ka folur për jetën e tij dhe jo për profesionin.

Jupi ishte i ftuar në emisioni “Thumb”,  e drejtuar nga Aulona dhe Fatma dhe ka rrëfyer disa detaje pikante nga jeta e tij. Prezantueset e pyetën nëse femrat i vardiseshin më pasi ai ishte martuar dhe sesa martesa i kishte ndryshuar jetën.

Ai ka qenë shumë i sinqertë duke thënë: Martesa patjetër që ka ndikuar tek unë. Unë kam pasur historitë e mia dhe kam kaluar historitë e mia kur kam qenë i ri. Gruaja ime nuk është xheloze sepse nuk i kam lënë shkak. Ndërsa unë nuk jam xheloz, por kam merak për të. Po të kisha pasur ndonjë problem me të do të ishte marrë vesh. Të jem i sinqertë gocat nuk më ngacmojnë dhe më vjen keq për këtë. As jashtë vendit sepse andej është edhe më keq. Kur shikon ndonjë femër që të shikon është një vetëkonfirmim që ajo po të sheh sepse i pëlqen dhe këtu mbaron muhabeti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY