“Do ta heq tani se mu nxeh shumë”, Xhevahir Zeneli tregon se...

“Do ta heq tani se mu nxeh shumë”, Xhevahir Zeneli tregon se si desh e ndau komshiu nga gruaja

635
0
Shares

Xhevahir Zeneli është një nga humoristët më të dashur për publikun shqiptar. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin Xing me Ermalin.

Gjatë emisionit ai ka treguar një histori, që i bëri të gjithë të mbanin barkun me dorë. Zeneli tregoi se për faj të komshiut, desh është ndarë nga gruaja.

Historia bën fjalë për vitin 1991, kur në Shqipëri ishte kriza e ujit dhe familjet duhet të çoheshin në 5 të mëngjesit për të mbushur ujë. Ndërkohë komshiu i tij që banonte një kat më sipër kishte blerë një pompë uji dhe kishte bërë kontratë me gruan e Zenelit që të mbushnin ujë fshehurazi.

Zeneli tha:

Për faj të komshiut desh jam ndarë nga gruaja ime.Ne na vinte uji vetëm në 5 të mëngjesit dhe pastaj nuk vinte më. Komshiu sipër meje kishte blerë një pompë uji. Po ku dinim ne në ’91 ça ishte pompa.E montoi te pallati ai, vuri një çisterinë 3 mijë litra në tarracë dhe e thithte ujin.

Një ditë kishte takuar nusen time dhe i kishte treguar ajo që lodhej shumë me 2 fëmijë të vegjël. Komshiu i ofroi nuses time një marrëveshje. ’Në 3 të natës do lëshoj zorrën nga sipër dhe do mbushni edhe ju ujë por fshehurazi se po e kuptuan do kërkojnë të gjithë’.Një muaj ne mbushnim ujë kështu, na vajti mirë kontrata.

Një natë komshiu poshtë kishte dalë në ballkon pinte cigare dhe kishte dëgjuar muhabetin që bënte nusja ime me të zotin e pompës. Vjen në mëngjes komshiu dhe më thotë kam një muhabet serioz. Ruaje nusen se ta dredh me komshiun e katit të tretë, më tha.

Mbrëmë në 3 e natës doli ai në ballkon dhe i thirri nuses tënde je gati? Gati jam i tha ajo. E do i tha ai lart. E dua dhe mezi po pres i tha nusja jote. 20 minuta ranë qetësi nuk u ndjenë fare. Pas 20 minutash i tha ai: Të lutem do ta heq tani se mu nxeh shumë. Aman mos ma hiq i lutej nusja jote. Pasi kaluan 10 minuta i tha nusja jote: Hiqe tani se mbarova’. Po është zorrë e ujit o budalla i thashë unë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY